Sport

Premier League: “Urime Angli!”

8 Korrik 2021, 14:50 Nga DOSJA
Premier League: “Urime Angli!”

ANGLI – Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, ka uruar Anglinë për arritjen në finalen e “Euro 2020”.

“Urime ekipit të Anglisë për kalimin për here të parë në finalet e “Euro 2020”, një moment fantastik për “Tre Luanët” dhe për të gjithë vendin.

Lojtarët, Gareth Southgate dhe stafi i tij stërvitor, meritojnë një vlerësim të madh për përparimin e tyre në skenën ndërkombëtare gjatë pesë viteve të fundit. Ata kanë kapur imagjinatën e kombit.

Të gjithë në FA, veçanërisht St George’s Park, kanë bërë një punë të shkëlqyeshme përkundër sfidave të shumta të Covid-19. Ne jemi krenarë që shohim lojtarët e Anglisë që u kujtojnë të gjithëve, se futbolli ynë është ndër më të mirët në botë.

Eshtë mirë që do të ketë mijëra tifozë të Anglisë të dielën në ‘Wembley’ duke brohoritur ekipin për të shkuar një hap më tej. Mezi po pres!,”- mbyllet përshëndetja e Premier League drejtuar kombëtares së Anglisë, me rastin e kualifikimit të saj në finalen e “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport finalen e “euro 2020” richard masters shefi ekzekutiv i premier league finalen e “euro 2020” richard masters shefi ekzekutiv i premier league

Sondazh

Poll