Sport

Stërling ‘justifikon’ rrëzimin e tij: “Ishte penallti e pastër”

8 Korrik 2021, 10:20 Nga DOSJA
Stërling ‘justifikon’ rrëzimin e tij: “Ishte

ANGLI – Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, ka folur edhe sulmuesi i Anglisë, Raheem Stërling, i cili ka justifikuar rrëzimin e tij brenda zones daneze, që gjyqtari holandez Makkelie, por edhe VAR, e konsideruan penallti në favor të Anglisë.

Penalltia e akorduar në fundin e pjesës së parë të shtesës së parë ndaj anësorit anglez Raheem Stërling, vendosi fatin e ndeshjes, duke kualifikuar “Tre Luanët” dhe lënë pas polemika të mëdha, ku shumica po kundërshtojnë vendimin.

Por, kundër polimetikave është shprehur vetë Raheem Stërling, i cili pas ndeshjes ka deklaruar: “Unë hyra në zonë dhe ai nxori këmbën jashtë dhe më preku këmbën, kështu që ishte një penallti e qartë”.

Anglia eliminoi me vështirësi Danimarkën, pas kohës shtesë, me rezultatin e ngushtë 2-1, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 1-1. Mikkel Damsgaard (30’) për danezët dhe Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’) me penalltinë e diskutueshme, ishin autorët e golave të këtij ndeshjeje të dytë gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danimarkën gjyqtari holandez makkelie raheem sterling sulmuesi i anglisë danimarkën gjyqtari holandez makkelie raheem sterling sulmuesi i anglisë

Sondazh

Poll