Bota

Reagon Bordi i shkarkuar i RTK-së: Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin

8 Korrik 2021, 12:38 Nga DOSJA
Reagon Bordi i shkarkuar i RTK-së: Do të ndjekim të gjitha

KOSOVË-Ish-anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës përmes një reagimi kanë kundërshtuar shkarkimin nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku kanë thënë se veprimi është anti-ligjor.

Gjithashtu, Bordi i RTK-së thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar. Ata kanë thënë se arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik

“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik, ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave. Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave. Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbitrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës”.

Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtarë veç e veç. Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora anëtarët e bordit të rtk bordi i rtk-së shkarkohet bordi i rtk anëtarët e bordit të rtk bordi i rtk-së shkarkohet bordi i rtk

Sondazh

Poll