Pinoku mbush 140-vjeç, edhe pas kaq shumë vitesh episodi përcjell mesazhe të forta dhe ndikim ndër breza
8 Korrik 2021, 12:24Nga DOSJA
ITALI-Episodi i parë i personazhit të ‘Pinokut’ është publikuar më 7 Korrik 1881 në gazetën për fëmijë në Itali nga Carlo Collodi, dhe ditën e djeshme ai mbushi 140-vjeç.
Sipas mediaveromani ‘Aventurat e Pinokut’ është më i lexuari në botë dhe ka ndikuar ndër breza pasi nuk është vetëm një përrallë për fëmijë por përmban aspekte psikologjike të thella që nga marrëdhënia me prindin deri tek vizioni më i përgjithshëm i historisë si një udhëtim i protagonistit në kërkim të humanitetit të tij.
Secili nga personazhet ka një karakter të veçantë dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e kukullës prej druri. Bulkthi folës është zëri i ndërgjegjjes, Fata e Kaltër simbolizon kontaktin me një figurë femërore, dhelpra dhe maçoku përfaqësojnë tundimet dhe Lucignolo personazhin e keq.
Gjenialiteti i Collodit ishte lidhja gënjeshtër-zgjatje e hundës, moral i cili është kthyer në kulturë në çdo vend të botës. Pra çdo fëmijë e di që po gënjeu, i rritet hunda.
Personazhi i dashur për të gjithë, pak mistrec, naiv por edhe shumë njerëzor, në fillim të publikimit kishte një fund të trishtë. Por kërkesat e shumta nga lexuesit, e detyruan shkrimtarin Carlo Collodi që të ndryshonte historinë dhe ta mbyllte atë me një fund të lumtur dhe për ta bërë këtë iu deshën 2 vjet.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HUNGARI- Kryeministri Viktor Orban u shpreh ditën e sotme se përpjekjet e BE-në për të detyruar Hungarinë të braktisë një ligjin që ndalon promovimin e homoseks...
KOSOVË– Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka vendosur që të bëjë një pushim të vogël në seancën e sotme të Kuvendit.Teksa depu...
DANIMARKË- Videoja e mësipërme tregon kështjellën më të madhe të ndërtuar ndonjë herë më rërë në botë. BBC shkruan se kjo kështjellë është ndërtuar në Dani...
SHBA- Jeff Bezos është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, pasi pasuria e tij u shtua me 8 miliardë dollarë në 24 orë. People shkruan se aksionet e Bezos kanë...
IRAK- Diplomatët dhe trupat amerikane në Irak dhe Siri ishin në shënjestër të tre sulmeve me raketa dhe dronë në 24 orët e fundit. Aljazeera shkruan se sipas zy...
KOSOVË– Deputetët e parlamentit të Kosovës kanë votuar ditën e sotme pro shkarkimit të Bordit te Radio Televizionit të Kosovës.Emrat e anëtareve Bordit të ...
SHBA-Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, me atë të një deklarate është shprehur se pandemia është në një pikë kulminante për...
KOREJA E VERIUT- Rusia i ka ofruar vaksina anti-Covid Koresë së Veriut. Kryeqyteti i Koresë se Veriut, Pyongyang i ka refuzuar vaksinat, duke theksuar të njëjtë...