Bota

Haradinaj shkon në vizitë te familja Veseli: I jap Fazliut medalien “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

8 Korrik 2021, 12:31 Nga DOSJA
Haradinaj shkon në vizitë te familja Veseli: I jap Fazliut medalien

KOSOVË- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shkuar ditën e sotme për vizitë në familjen e Kadri Veselit, për të ngushëlluar familjarët pas vdekjes së Fazli Veselit. Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se sot ai i ka dhënë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë! RH

Babai i Kadri veselit, Fazli Veseli ka humbur jetën mëngjesin e ditës së djeshme. Ai ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ndërkohë që varrimi i tij u bë pasditën e djeshme në orën 19:00 në Mitrovicë. Në varrimin e tij ish-kryeparlamentari Kadriu mungoi, pasi është i paraburgosur në Hagë, për krime lufte. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fazli veseli ramush haradinaj fazli veseli ramush haradinaj

Sondazh

Poll