Bota

7 Korrik 2021, 21:01 Nga DOSJA

MALI I ZI- Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Mali i Zi të jetë i qëndrueshëm në rrugën euroatlantike dhe i mbrojtur nga ndikimet e jashtme – tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, gjatë një takimi me Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i cili takim u zhvillua të mërkurën në Podgoricë.

“Interesi i SHBA është që në partneritet me Bashkimin Europian të kontribuojë në qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”,- tha zoti Palmer.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vuri në dukje, se vlerëson vëmendjen e kushtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Malin e Zi, si një vend partner në kuadër të NATO-s.

Ai theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel të lakmueshëm dhe shprehu kënaqësinë për angazhimin e shtuar të SHBA-ve në rajon. Kjo është, siç tha ai, një mënyrë e mirë për të përmirësuar situatën në rajon dhe për të zvogëluar ndikimet e ndryshme që mbartin rrezikun e destabilizimit.

 

 

“Mali i Zi do të jetë gjithmonë një partner i vogël, por i besueshëm në kapërcimin e çdo pengese në rrugën drejtë integrimeve. Pushtetet ndryshojnë, por nuk ka dyshim se Mali i Zi do të mbetet në këtë rrugë dhe do të jetë një partner i vlefshëm në promovimin e qëndrueshmërisë dhe vlerave euroatlantike në Ballkanin Perëndimor”,- tha zoti Gjukanoviç.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora matthew palmer milo gjukanoviç nato matthew palmer milo gjukanoviç nato

Sondazh

Poll