Bota

Vrasja e presidentit Jovenel Moise/ Kryeministri i përkohshëm i Haitit shpall “shtetrrethimin”

7 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
Vrasja e presidentit Jovenel Moise/ Kryeministri i përkohshëm i Haitit

HAITI- Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise mëngjesin e së mërkurës, ka deklaruar “shtetrrethimin” në Haiti. Mediat e huaja rsportojnë se Joseph i ka bërë thirrje publikut të mbetet i qetë.

Joseph në një fjalim drejtuar popullit, mori kontrollin e qeverisë dhe deklaroi një shtet të rrethimit, i cili kufizon lirinë e lëvizjes, vendos ushtrinë në krye të sigurisë, zëvendëson gjykatat civile me gjykata ushtarake dhe kufizon informacionin e medias.

“Ky ishte një sulm shumë i koordinuar nga një grup shumë i trajnuar dhe i armatosur rëndë. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të qetë dhe më vjen shumë keq që ju raportoj për vdekjen e presidentit. Unë dhe të gjithë ministrat kemi punuar që kur u dha lajmi dhe duam t’ju sigurojmë se do t’i sjellim vrasësit e presidentit para drejtësisë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe lërini autoritetet të bëjnë punën e tyre. Ne nuk duam që vendi të zhytet në kaos. Kjo është një ditë shumë e trishtuar për kombin tonë dhe për njerëzit tanë”,- u shpreh Joseph.

Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse u ekzekutua me armë zjarri në rezidencën e tij në Port au Prince, ku nga sulmi i armatosur është plagosur edhe Zonja e Parë, Martine Marie Etienne Joseph.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota claude joseph claude joseph

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 16:23

BRITANI-  Modelja Coral Edgar ka joshur një 26-vjeçar drejt vdekjes së tij, pasi ky i fundit i detyrohej një sasi lekësh. The Sun raporton se 4 persona e...