Bota

Arkëmorti i mbështjellë me flamur kuqezi! Përcillet për në banesën e fundit babai i Kadri Veselit, i biri mungon në cere

7 Korrik 2021, 18:07 Nga DOSJA
Arkëmorti i mbështjellë me flamur kuqezi! Përcillet për

MITROVICË– Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Fazli Veseli, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Në varrimin e të ndjerit përveç familjarëve po marrin pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve, por mungon i biri i cili ndodhet në paraburgim për llogari të Gjykatës së Hagës. Në vendin e tij, të pranishëm ishin bashkëshortja e tij Violeta dhe djali Klestori, si dhe shumë familjarë të tjerë.

Në varrimin e babait të Kadri Veselit kanë marrë pjesë edhe paria e PDK-së, kryetari Memli Krasniqi dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

Fazli Veseli ka vdekur sot në moshën 94-vjeçare, pasi prej kohësh kishte probleme me shëndetin. Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti, pasi u lejua që të kthehej për një vizitë të shkurtër në Kosovë për të parë për herë të fundit të atin. Veseli shkoi në spitalin e Mitrovicës, nën shoqërinë e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Kadri Veseli dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte të kryera në të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë” gjatë kohës së luftës së Kosovës.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fazli veseli humb jeten babai i kadri veselit kadri veseli fazli veseli humb jeten babai i kadri veselit kadri veseli

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 16:23

BRITANI-  Modelja Coral Edgar ka joshur një 26-vjeçar drejt vdekjes së tij, pasi ky i fundit i detyrohej një sasi lekësh. The Sun raporton se 4 persona e...