Bota

Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, kreu i delegacionit serb: Ngritëm çështjen e Dragica Gashiq, ata asnjë fjalë p

7 Korrik 2021, 18:23 Nga DOSJA
Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, kreu i delegacionit

BRUKSEL– Përfundon takimi i dytë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në kuadër të normalizimit të raporteve mes dy vendeve. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.

“Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur obligimet e saj,”- tha Bislimi.

Ndërsa drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se Prishtina për asnjë moment nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve të luftës apo atë të asosacionit të komunave serbe. Ai pretendoi se pala serbe ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre.

“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim tutje. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij,”-shtoi ai. 

Detaje lidhur me çfarë u bisedua mes palëve bëri me dije edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak. Ky i fundit bëri me dije se diskutimi mes palëve Kosovë dhe Serbi zgjati dy ditë dhe në takim u biseduan vetëm çështje politike.

Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 15 qershor, të po këtij viti. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Në dialog, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Madje vetëm pak ditë më parë, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer për thirrje për respektimin e marrëveshjes. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogo kosove-serbi petar petkoviç besnik bislimi dialogo kosove-serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 16:23

BRITANI-  Modelja Coral Edgar ka joshur një 26-vjeçar drejt vdekjes së tij, pasi ky i fundit i detyrohej një sasi lekësh. The Sun raporton se 4 persona e...