Bota

Gjenerali amerikan Wesley Clark viziton Kosovën pas 3 vitesh, momenti emocionues kur takon qytetarin

7 Korrik 2021, 19:55 Nga DOSJA
Gjenerali amerikan Wesley Clark viziton Kosovën pas 3 vitesh, momenti

KOSOVË-Tri vjet nga vizita e fundit, gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark ka vizituar sërish Kosovën.

Clark u prit me nderime ushtarake dhe nga qytetarët të cilë kërkonin fotografi me të. Gjenerali në fjalimin e tij u shpreh i impresionuar nga përparimi i Kosovës në këto vite.

“Jam i nderuar të jem këtu dhe të rikthehem në Kosovë. Kjo është mundësia e parë që kam pasur për ta vizituar këtë ministri. Jam i impresionuar. Gjatë viteve kam parë përparimin e Kosovës, është një marsh mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë dhe shpresoj edhe për rritjen e prosperitetit ekonomik për popullin e Kosovës.”- tha ai.

Gjatë pritjes, Clark u mirëprit edhe nga qytetarët dhe momentet emociouese gjatë takimeve nuk mund të mungonin. Në një video të kapur nga mediat gjenerali mezi mban lotët teksa takon qytetarin, Idriz Makolli. Takimi i tyre vjen mbas 22 vitesh dhe Clark kërkoi që t’i bënin një fotografi atyre, për ta mbajtur kujtim.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora idriz makolli ministria e mbrojtjes në kosovë nato wesley clark idriz makolli ministria e mbrojtjes në kosovë nato wesley clark

Sondazh

Poll