Sport

Shevchenko: “Dua të falenderoj ukrainasit dhe i uroj fitoren Mancinit”

7 Korrik 2021, 17:47 Nga DOSJA
Shevchenko: “Dua të falenderoj ukrainasit dhe i uroj fitoren

UKRAIN – Trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko ka kaluar vitet më të bukura të karrierës në Itali. Te Milani ishte një nga sulmuesit më të fortë në planet dhe me kuqezinjtë fitoi titullin, Champions League dhe “Topin e Artë”.
Prej vitit 2016 drejton Ukrainën e tij, të cilën e dërgoi në çerekfinalet e Euro 2020 (u eliminua nga Anglia pas humbjes 4-0 në “Olimpico” të Romës).
Në falenderiin që i ka bërë të gjtihëve për mbështetjen që i bën Ukrainës në këtë Europian, ai nuk ka harruar as italianët. Me anë të një postimi në Instagram uron Roberto Mancinin dhe të gjithë kombëtaren e kaltër për mbërritjen në finalen e madhe të turneut.

A post shared by Andriy Shevchenko (@andriyshevchenko)


“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin ukrainas, gjithë tifozët kuqezi të Milanit dhe të gjithë tifozët italianë që na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë në Euro 2020.
Dua të uroj Roberto Mancinin, stafin e tij dhe të gjithë lojtarët për atë që kanë bërë deri tani dhe për mbërritjen në finale“, shkruan ish-sulmuesi i madh ukrainas.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...