Sport

Akuzohet për mashtrim taksash dhe pastrim parash, presidenti i Benficas arrestohet nga policia së bashku me djalin e tij

7 Korrik 2021, 17:29 Nga DOSJA
Akuzohet për mashtrim taksash dhe pastrim parash, presidenti i Benficas

PORTUGALI-Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, djali i tij Tiago dhe dy biznesmenë janë arrestuar këtë të mërkurë, si pjesë e një hetimi. Presidenti i Benficas akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash.

Kërkimet u kryen sot në stadiumin “Da Luz”, në selinë e Novo Banco dhe në kompani të lidhura me sipërmarrësin Jose Antonio dos Santos, i cili pak kohë më parë mori aksioni në klubin portugez.

Zyra e Prokurorit Publik specifikon se po heton bizneset dhe financimin në një shumë totale që tejkalon 100 milion euro, të cilat mund t’i kenë shkaktuar dëme të konsiderueshme shtetit.Shtohet se katër të arrestuarit do të paraqiten këtë të enjte në gjykatë për marrjen në pyetje të parë gjyqësore, e cila do të shërbejë për të vendosur mbi zbatimin e masave shtrënguese.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport benfica luis filipe vieira portugali benfica luis filipe vieira portugali

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...