Sport

Morata kërcënohet dhe fyhet edhe nga tifozët italianë, e shoqja denoncon

7 Korrik 2021, 13:59 Nga DOSJA

ITALI – Bashkëshortja e futbollistit spanjol Alvaro Moratas, Alice Campello, është kërcënuar dhe fyer nga tifozët italianë, pasi bashkëshorti i saj e kishte shënuar golin e barazimit për Spanjën kundër Italisë në gjysmëfinale të “Euro2020” të martën në mbrëmje.

E megjithatë, Italia e arriti finalen e “Euro2020”, pasi e mundi Spanjën 4:2 nga pika e penalltisë në ‘Wembley’, i ndihmuar po nga Alvaro Morata që gaboi te pika e bardhë përballë Donnarummës. Por kjo duket nuk ka mjaftuar…

Përpos kërcënimeve dhe fyerjeve nga tifozët spanjolë në drejtim të Moratas gjatë “Euro2020”-s, të marten, Alice Campello, së bashku me bashkëshortin e saj, u kërcënua dhe u ofendua edhe nga tifozët italianë.

“As që po vuaj nga këto komente. Nuk mendoj se ka të bëjë me të qënit italian, por me injorancën. Sikur t’i kishin ndodhur një personi të dobët, ky do të ishte problem”,- ka shkruar ajo.

“Të mos harrojmë se ky është thjesht një sport, i cili duhet t’i bashkojë njerëzit dhe të mos përdoret për të derdhur vrer. Shpresoj se në të ardhmen, do të jetë e mundur të ndërmerren veprime ndaj këtyre njerëzve, sepse kjo është e papranueshme”,- shtoi ajo.

Morata dhe Alice Campello, u martuan në Venecia në vitin 2017 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alice campello alvaro moratas euro2020 alice campello alvaro moratas euro2020

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...