Sport

Henry largohet nga Belgjika, por pagën e tij e dhuron për bamirësi

7 Korrik 2021, 14:31 Nga DOSJA
Henry largohet nga Belgjika, por pagën e tij e dhuron për

BELGJIKE – “Euro2020” ka përfunduar për Belgjikën, e cila u eliminua nga Italia në çerekfinale. Nëse trajneri Roberto Martinez është konfirmuar nga Federata Belge e Futbollit, ndihmësi i tij, francezi Thierry Henry, i cili u bashkua me Belgjikën në një rol “të pavarur” ashtu si edhe në Botërorin 2018, do të largohet nga funksionet e tij.

Kampioni i botës me Francën, siç raporton “L’Equipe”, është gati ta përfundojë marrëdhënien e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, por kësaj here, Henry mësohet se do ta kryejë këtë veprim në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

Siç raportohet nga mediat franceze, ai do t’i thotë lamtumirë Belgjikës, por të gjitha paratë e fituara në ekip, nga maji deri në korrik, do t’i dhurojë për bamirësi. Një gjest i rrallë civil, ashtu siç ishte edhe në fushë Thierry Henry.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kampioni i botës me francën l'equipe roberto martinez thierry henry kampioni i botës me francën l'equipe roberto martinez thierry henry

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...