Bota

7 Korrik 2021, 16:23 Nga DOSJA

BRITANI-  Modelja Coral Edgar ka joshur një 26-vjeçar drejt vdekjes së tij, pasi ky i fundit i detyrohej një sasi lekësh. The Sun raporton se 4 persona e kanë torturuar për vdekje 26-vjeçarin Lee McKnight në apartamentin e Coral.

Coral Edgar nisi t’i dërgonte mesazhe të vazhdueshme McKnight për ta bindur të vinte në shtëpinë e saj për të kryer marrëdhënie intime. Kur ai erdhi në apartamentin e saj rreth orës 2 të natës, u tortura për gati dy orë nga Jamie Davison, Arron Graham dhe Jamie Roberts.

Ata e lidhën atë në një karrige dhe e goditën me grushte dhe shqelma. Burrat më pas mbështollën trupin e pajetë në një qilim dhe me makinën e nënës së Edgar e dërguan për ta hedhur në një lumë, kurse ish-modelja qëndroi në shtëpi për të pastruar rrëmujën.

Edgar gjatë seancës në gjykatën e Carlisle Crown  pretendon se nuk ishte pjesë e planit: “Unë vetëm kam qëndruar në dhomën e ndenies, duke mbuluar veshët e duke mbyllur sytë”. Por pranon se pas sulmit kishte pastruar kuzhinën. Asaj iu dha vendimi me burgim të përjetshëm ndërsa tre burrat dhe nëna e saj janë në paraburgim duke pritur dënimin.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arron graham dhe jamie roberts. coral edgar jamie davison lee mcknight arron graham dhe jamie roberts. coral edgar jamie davison lee mcknight

Sondazh

Poll