Bota

Kishte një të tretë! Kthesa e fortë në hetime, zbulohet personi që hyri mes Babisit dhe Carolinës, pse piloti e kishte pl

7 Korrik 2021, 15:58 Nga DOSJA
Kishte një të tretë! Kthesa e fortë në hetime, zbulohet

GREQI– Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre. Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.

Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre. Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me vrasjen.

Por tradhëtia mund të ketë qenë shkaku. Piloti kërkon që ta “shesë” vrasjen si një ndodhi të momentit, por nëse kjo tezë qëndron, atëherë do të thotë se ai e planifikonte prej kohësh ekzekutimin e gruas së tij.

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll