FMN bën thrirrje të ndihmohen vendet e varfra, Kristalina Georgieva: Po përballen me një goditje të dyfishtë shkatërruese
7 Korrik 2021, 15:34Nga DOSJA
SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë ato të varfra për t’i rezistuar dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të mërkurën (7 korrik) për një thellim të hendekut mes vendeve të pasura dhe të varfra në botë.
Ajo i bëri thirrje G20-ës (grupit të vendeve më të pasura të botës) që të ndërmarrin masa urgjente për të mos lejuar që vendet në zhvillim të mbesin prapa në qasjen në vaksina kundër COVID-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike.
“Vendet e varfra po përballen me një goditje të dyfishtë shkatërruese. Në njërën anë duke humbur garën kundër virusit dhe në anën tjetër duke humbur investimet kryesore që ndihmojnë në vendosjen e bazës për rritjen ekonomike”,– tha Georgieva.
Sipas saj, ky është një moment kritik që kërkon veprime urgjente nga G20-ta dhe politikbërësit në të gjithë botën.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se gjatë pesë viteve të ardhshme vendet me të ardhura të ulëta do të duhet të investojnë rreth 200 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë dhe 250 miliardë dollarë tjera për reformat ekonomike.
Georgieva u bëri presion vendeve të G20-ës që krahas ndihmës në furnizimin me vaksina, të përshpejtojnë faljen e borxheve dhe të angazhohen në vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë në çdo vend, deri në fund të vitit 2021, dhe të paktën 60 për qind deri në gjysmën e parë të vitit 2022.
Këtë javë mbahet takimi i ministrave të Financave të vendeve anëtare të G20-ës.
Marrë nga REL
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PERU– Ajo u shfaq për herë të parë në Peru, por tani ka prova në mbi 20 vende: Një variant i ri Corona me sa duket po përhapet. Lambda gjithashtu dyshohet...
HOLANDË- Gazetari hollandez Peter R de Vries, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm, ishet i njohur për hetimet që u bënte botës së krimit. BBC shkruan se de V...
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 1.575 mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus j...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave me inicialet Dh.H., F.M., D.Sh., K.C., N.O, për vepr...
KOSOVË- Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u ka dhënë leje familjarëve që të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tij Fazli Veseli, i ...
TURQI- Fotot e mësipërme tregojnë vilën ku jeton Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Vila është rreth 90 mijë metra katrorë si dhe rreth 300 dhoma. Në k...
GJERMANI- Amy Gutmann mund të sjellë frymë të re në marrëdhëniet transatlantike midis SHBA-së dhe Gjermanisë, gjë që është shumë e nevojshme aktualisht. Preside...
SHBA- Vrasja e Presidentit të Haitit Jovenel Moïse natën e kaluar tronditi jo vetëm ishullin në amerikën jugore, por edhe gjithë botën. Por kjo nuk është hera e...