Bota

Pas dy ditësh diskutime përfundon takimi mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak: Ka ende shumë punë për të bërë…

7 Korrik 2021, 15:18 Nga DOSJA
Pas dy ditësh diskutime përfundon takimi mes Kosovës dhe

BRUKSEL-I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar së fundmi se takimi ka përfunduar. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka treguar se diskutimi mes palëve Kosovë dhe Serbi zgjati dy ditë dhe në takim u biseduan vetëm çështje politike.

“Sapo përfundoi dy ditë diskutimesh të gjëra dhe të thella me dy kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë,”-tha Miroslav Lajçak.

Just concluded two days of extensive and in-depth discussions with the two Chief negotiators and their teams on the full range of Dialogue elements – past agreements, current issues, and next steps in the normalisation of relations between Kosovo and Serbia.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 7, 2021

Takimi u zhvillua në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, si dialog për çështje teknike, për të evoluuar më pas në dialog të nivelit politik.

LAJMI KRYESOR: Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, kreu i delegacionit serb: Ngritëm çështjen e Dragica Gashiq, ata asnjë fjalë për asosacionin. Lajçak: Ka ende shumë punë!

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi miroslav lajčák dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll