Sport

Guardiola në kërkim të një sulmuesi ‘bomber’, por paratë i mungojnë

7 Korrik 2021, 12:31 Nga DOSJA
Guardiola në kërkim të një sulmuesi ‘bomber’,

ANGLI – Kampionët e Premier League, e ndjejnë në nevojshme praninë e një sulmuesi klasik në gjirin e Cityt. Por në një intervistë të fundit, trajneri i njohur spanjol Pep Guardiola ka komentuar situatën aktuale të merkatos, duke iu referuar veçanërisht mundësisë për të blerë një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse zërat e merkatos për mundësinë e blerjes së Harry Kane, apo të një tjetër numri 9 nga City janë gjithnjë e më insistues, ai jep këtë përgjigje.

“Të gjithë klubet janë në vështirësi në këndvështrimin financiar dhe as ne nuk bëjmë përjashtim. Tani kemi Gabriel Jesus dhe Ferran Torres, që ka qenë i pabesueshëm në pozicionin e 9-ës false. Kemi disa lojtarë të rinj të akademisë, por luajmë shumë herë pa një ‘bomber’ të vërtetë aty para. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të blejmë, por ndoshta nuk blejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”.

Përveç sulmuesit të Anglisë, Harry Kane, mediat britanike kanë përfolur si blerje të mundshme të Cityt dhe norvegjezin Erling Haaland të Dortmundit dhe të riun e Aston Villas, Grealish, i cili gjithsesi nuk mund të përkufizohet si një sulmues 9 puro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport erling haaland ferran torres gabriel jesus grealish harry kane kampionët e premier league pep guardiola erling haaland ferran torres gabriel jesus grealish harry kane kampionët e premier league pep guardiola

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 10:38

Chiellini akuzon Jordi Albën: “Gënjeshtar…”

ANGLI – Pas suksesit të Italisë ndaj “La Roja”-s në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Ch...