Bota

U qëllua me 5 plumba, gazetari investigatv në Holandë ka marrë çmime për hulumtimet që ka bërë 

7 Korrik 2021, 13:25 Nga DOSJA
U qëllua me 5 plumba, gazetari investigatv në Holandë ka

HOLANDË- Gazetari hollandez Peter R de Vries, i cili u qëllua mëngjesin e sotëm, ishet i njohur për hetimet që u bënte botës së krimit. BBC shkruan se de Vries është i famshëm për punën e tij në ekspozimin e mafiozëve dhe të zotërve të drogës, ka ndihmuar policinë të zgjidhë një numër rastesh të profilit të lartë.

De Vries më parë iu dha mbrojtje policore pasi mori kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues. Ai ka mbuluar krime të shumta të profilit të lartë, duke përfshirë rrëmbimin e manjatit të birrës Freddy Heineken në 1983. Në vitin 2013 rrëmbyesi i Heineken, Willem Holleeder, u dënua për kërcënime ndaj z. De Vries. Një roman që De Vries shkroi në lidhje me çështjen u adaptua më vonë në filmin Rrëmbimi Freddy Heineken me protagonist Anthony Hopkins.

Gazetari gjithashtu fitoi një çmim Emmy për një shfaqje televizive që bëri në lidhje me Natalee Holloëay, një adoleshente amerikane që u zhduk në ishullin Aruba të Karaibeve në 2005. De Vries kishte vepruar si këshilltar i një ish-anëtari të bandës, Nabil B, i cili po dëshmonte në çështjen kundër Ridouan Taghi, dhe aktualisht po gjykohet në Hollandë për vrasje dhe trafik droge.

LAJMI KRYESOR: Qëllohet me 5 plumba gazetari investigativ holandez! Dëshmitarët përshkruajnë skenën e krimit, raportuesi kishte urdhër mbrojtje, në të shkuarën ishte kërcënuar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota peter r de vries peter r de vries

Sondazh

Poll