Bota

“Lidhja ime me Krujën”, Abazović premton vendosjen e bustit të Skënderbeut në Ulqin: Brenda vitit, ndjesë për vonesë

7 Korrik 2021, 05:17 Nga DOSJA
“Lidhja ime me Krujën”, Abazović premton vendosjen e bustit

TIRANË– Dritan Abazoviç, Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi dhe tashmë President i Lëvizjes Qytetare URA, ka premtuar vendosjen e bustit të Skënderbeut në Ulqin. Në një intervistë për analistin Mentor Nazarko, në “Log”, Abazoviç është ndaluar tek prejardhja e tij teksa tha familja është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë.

Abazoviç ka bërë të ditur se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do ngrihet shtatorja e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij kjo gjë duhej të bëhej më parë dhe ka kërkuar falje për vonesën.

Pjesë nga Intervista:

– A ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?

“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re ajo gjë ka për tu përfunduar dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do përfundojë. Kërkoj falje për vonesën por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët.” ka thënë zv. Kryeministri i Malit të ZiPolitikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.

-Çfarë ju lidh me Krujën?

“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbet me kontakte dhe vizitohemi shpesh.” ka shtuar më tej Abazoviç

(F.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll