Sport

Luis Enrique: “Jemi të zhgënjyer, por jo të trishtuar. Duhet të dish edhe se si të humbësh”

7 Korrik 2021, 04:46 Nga DOSJA

ANGLI – “Nuk është një mbrëmje e trishtuar, ne jemi të zhgënjyer, por në futboll duhet të dish si të fitosh, por dhe si të humbësh. Ne nuk mund të jemi të dëshpëruar, por duhet t’i përgëzojmë kundërshtarët tanë.”

Kështu është shprehur Luis Enrique, trajneri i Spanjës, i cili foli në një konferencë shtypi pas disfatës kundër Italisë me penallti. “Unë thashë që nga fillimi, se mund të synonim për fitoren përfundimtare, por ne shkojmë në shtëpi duke e ditur se kemi qenë ndër më të mirët,”- shtoi ai.

“Një notë për lojtarët dhe për veten time? Unë do t’i jepja një 8.5. Ne folëm shumë se si dëshironim të luanim, ne kemi treguar se jemi një ekip dhe do të vazhdojmë kështu. Tani është e rëndësishme për të rimarrë forcët”,- tha Luis Enrique.

“Morata? Ai ka një problem me aduktorin e tij dhe kjo tregon personalitetin e tij. Pavarësisht dëmtimit, ai donte të merrte përsipër penalltinë. Pavarësisht nga vështirësitë që kishte në këtë turne, ai ishte një lojtar fantastik, sonte ai krijoi kaq shumë vështirësi për mbrojtjen italiane,”- shpjegoi ai.

Perspektiva e Kupës së Botës? Luis Enrique tha: “Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë, nuk mund të them se ky do të jetë grupi i Kupës së Botës, por unë do të doja të kisha një grup të bashkuar me potencial si ky”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport luis enrique morata trajneri i spanjës luis enrique morata trajneri i spanjës

Sondazh

Poll