Sport

“Copa America” / Argjentina në finale, eliminoi Kolumbinë me penallti (Video)

7 Korrik 2021, 04:21 Nga DOSJA
“Copa America” / Argjentina në finale, eliminoi Kolumbinë

BRAZIL – Dramë në “Estadio Nacional de Brasilia”. Messi do të ketë një tjetër revansh. Argjentina do të luajë finalen e “Copa América” kundër rivalit të saj më të madh, Brazilit.

“Albicelestët” vuajtën më shumë kundër një Kolumbie, që preferoi të tregonte muskuj me 27 faulla dhe 6 kartonë të verdhë. Gjithsesi, shpëtimtari ishte portieri Emiliano Martínez, gjithashtu edhe i Aston Villa, një figurë e vonë në futbollin argjentinas, i cili priti tri penallti.

Skuadra argjentinase kishte kaluar në epërsi, pas një goli të hershëm nga Lautaro Martínez (7’), pas një kombinimi të bukur midis Giovani Lo Celso, Messi dhe sulmuesit të Interit. Por, siç është bërë zakon në këtë garë te “Albicelestet”, ata u përgjumën.

Kolumbia u përpoq të sulmonte me dy lojtarët e saj më të mirë: Juan Guillermo Cuadrado dhe Luis Díaz. Vrulli tyre ishte më i madh në pjesën e dytë. Zona argjentinase filloi të merrte goditje të njëpasnjëshme, deri sa Díaz (61’) të shënonte.

Barazimi 1-1 i shërbeu Kolumbisë për të shqetësuar një Argjentinë, që e kishte të vështirë të dilte në kundërsulm. Messi, i dëmtuar dy herë, luajti me gjak në kyçin e këmbës. Në një nga ato imazhe të eposit sportiv, numri 10 i Argjentinës insistoi ta kërkonin golin. Provoi driblimet, pasimet dhe gjuajtjet e lira. Por asgjë nuk funksionoi.

Te penalltitë, Kolumbia nuk mundi të përsëriste Uruguajin edhe ndaj Argjentinës. Ata takuan një Emiliano Martínez të zemëruar dhe të mërzitur në portë, i cili iu përkushtua vetes për të destabilizuar çdo gjuajtës kolumbian.

Dhe kjo funksionoi për të. Ai ndaloi gjuajtjet e Davinson Sánchez, Yerry Mina dhe Cardona. “Albiceleste” humbën vetëm me Rodrigo de Paul dhe përfundimi 3-2 me penallti, pas ndeshjes 1-1. Skuadra e Messit, më 11 korrik do të përballet me Brazilin në barin e stadiumit “Maracana”.

#CopaAmérica ?

¡Para el infarto! Tremenda definición por penales entre @Argentina y @FCFSeleccionCol, con Emiliano Martínez ?? como gran figura

?? Argentina ? Colombia ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/g8kAqAbwSH

— Copa América (@CopaAmerica) July 7, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “albicelestët” “estadio nacional de brasilia” copa america juan guillermo cuadrado dhe luis díaz portieri emiliano martínez “albicelestët” “estadio nacional de brasilia” copa america juan guillermo cuadrado dhe luis díaz portieri emiliano martínez

Sondazh

Poll