Sport

E vendosin penalltitë! Italia shkon në finale të “Euro2020”

6 Korrik 2021, 21:40 Nga DOSJA
E vendosin penalltitë! Italia shkon në finale të

BRITANI E MADHE-Italia u kthye të bëjë Italinë duke arritur finalen e Europianit. 120 minuta të luajtura me shifrat 1-1 dhe në fund ishte ruleta e penalltive që i buzqëqeshi Italisë. Një pjesë e parë e ekulibruar me disa raste, sidomos nga Spanja, por 45 minutëshi përfundoi në 0-0. Në të dytën ishte Federico Chiesa që kaloi në avantazh Italinë në minutën e 60, duke përfituar nga një gabim i prapavijës së Luis Enriques. Kalibrim perfekt i juventinit që shtang Unai Simon, që vetëm shoqëron me sy topin që përfundon në rrjetë.Spanja ia doli të rimëkëmbet dhe ktheu ekuilibrat me Alvaro Moratan.

Njeriu më i kritikuar eviton humbjen në minutën e 80, i aktivizuar vetëm pak minuta më parë nga Luis Enrique. Sulmuesi i Juventus mund dy shokët e skuadrës duke ndëshkuar Donnarumma dhe duke çuar shifrat në 1-1.Në këto kushte gjithçka do të zgjidhej dhe njëherë nga pika e bardhë, ku Simon filloi menjëherë fort duke pritur penalltinë e Locatellit, por menjëherë Spanja nuk shfrytëzoi epërsinë me Olmon që e flaku topin te tifozët.

Belloti, Bonucci, Moreno, Thiago Alcantara, Bernardeschi realizuan të gjithë me radhë deri në castin kur Moratta, lojtari që coi deri këtu ndeshjen gaboi përballë Donnarumës, për ti dhënë mundësinë specialistit Jorginho që të çoi Italinë në finale e Spanjën në shtëpi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia euro 2020 italia

Sondazh

Poll