Sport

Kaos te Barcelona! Problemet financiare pengojnë blerjet e reja

6 Korrik 2021, 08:51 Nga DOSJA

SPANJE – Leo Messi zyrtarisht është larguar nga klubi, pavarësisht se palët kanë arritur një marrëveshje për kontratë të re dyvjeçare. Kontrata nuk mund të nënshkruhet për shkak të problemeve financiare të Barcelonës, e cila ka rreth 1 miliardë euro borxhe, ku 40 % e tyre janë nga pagat.

Ky është edhe shkaku që Barcelona nuk mund t’i rinovojë kontratën argjentinasit, mirëpo as nuk mundet t’i regjistrojnë blerjet e fundit. Drejtuesit “blaugrana” kanë nënshkruar me Sergio Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay dhe Emerson Royal, por që ende nuk ka mundur t’i regjistrojë.

Duke marrë parasysh pagat në La Liga, Barcelona mund të investojë vetëm 25 për qind të të ardhurave për blerje të reja. Kjo nënkupton, se kontrata e Messit, por edhe ato të kontratat e blerjeve të reja, nuk mund të regjistrohet derisa të bëjnë para mjaftueshëm, ose të zbresin pagat në vlerën prej 25 për qind.

Ky mund të jetë problem i madh për katalanasit, që duhet të zbresin pagat në vlerë 200 milionë eurove. Barcelona ka larguar lojtarët si Francisco Trincao, Konrad, Junior Firpo, Jean-Clair Todibo dhe Matheus Fernandes. Por, “blaugranët” duhet të largojnë një nga lojtarët që paguhet shumë, nëse duan ta mbajnë Messin dhe t’i regjistrojnë blerjet e reja.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelone drejtuesit “blaugrana” emerson royal eric garcia leo messi memphis depay sergio aguero barcelone drejtuesit “blaugrana” emerson royal eric garcia leo messi memphis depay sergio aguero

Sondazh

Poll