Bota

Bombardoi Serbinë 22 vite më parë si Komandant i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark viziton nesër Kosovën

6 Korrik 2021, 16:18 Nga DOSJA
Bombardoi Serbinë 22 vite më parë si Komandant i NATO-s,

KOSOVË– Gjenerali amerikan Ëesley Clark, do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën. Prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, Clark do të vizitojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie. Sipas njoftimit, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

NJOFTIMI:

Ftohen mediat të përcjellin:Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të MbrojtjesCeremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora wesley clark wesley clark

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2021, 14:35

ITALI– Papa Francesku ka kaluar një natë të qetë në klinikën ‘Gemelli’, pas operacionit që iu nënshtrua një natë më parë. Mjekët tregojnë se Papa është në gjend...