Bota

Sulmi homofob mbi 24-vjeçarin në Spanjë, qytetarët dalin në protesta dhe kërkojnë drejtësi për Samuelin

6 Korrik 2021, 12:53 Nga DOSJA
Sulmi homofob mbi 24-vjeçarin në Spanjë, qytetarët dalin

SPANJË- Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve në të gjithë Spanjën në protestë ditën e sotme,  për të kërkuar drejtësi, barazi dhe mbrojtje pasi një burrë homoseksual u rrah deri në vdekje. The Guardian shkruan se policia beson se rrahja e 24-vjeçarit mund të ketë qenë një sulm homofobik.

Samuel Luiz, një ndihmës infermier ishte me miqtë në qytetin Galician teksa u dhunua jashtë një diskoteke. Miqtë e tij thanë se Luiz kishte dalë nga klubi për të bërë një telefonatë me video kur dy kalimtarë e akuzuan atë se po përpiqej t’i filmonte në telefonin e tij. Edhe pse 24-vjeçari tentoi që tu shpjegonte kalimtarëve se po fliste me miqtë e tij, ata e goditën atë. Ndërkohë që 5 minuta më vonë, sulmuesit erdhën sërish para lokalit me 12 persona të tjerë, ku dhe e dhunuan Samuelin aq keq sa ai humbi jetën.

Sulmi, i cili është ende duke u hetuar, nxiti neveri në të gjithë Spanjën dhe çoi në demonstrata në qytete të ndryshme duke përfshirë A Coruña, Madrid, Barcelona, ​​Valencia, Salamanca, Bilbao dhe Zaragoza. Demonstruesit mbanin tabela dhe parulla në duar si: Homofobia juaj po na vret, Drejtësi për Samuelin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta mbi sulmet homofobe samuel luiz protesta mbi sulmet homofobe samuel luiz

Sondazh

Poll