Bota

Ambasadori i Spanjës në Serbi: Madridi nuk do e njoh Kosovën, edhe nëse hap një zyrë në Prishtinë  

6 Korrik 2021, 10:52 Nga DOSJA
Ambasadori i Spanjës në Serbi: Madridi nuk do e njoh Kosovën,

SERBI- Ambasadori i Spanjës në Beograd është shprehur se shteti i tij nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur dhe se kjo gjë nuk do të ndryshojë. Gazeta Ekspress shkruan se ambasadori Raul Bartolome Molina, më tej ka thënë se kjo gjë nuk ka për tëndryshuar edhe nëse Spanja do të hapë zyrë në Prishtinë.   

“Është politika zyrtare e shtetit, e cila nuk ndryshon në raport me partinë politike ose partitë që do të ishin në pushtet në një moment të caktuar. Në çdo rast, çdo vendim i Spanjës në atë drejtim sigurisht që do të merret në bashkëpunim me partnerët tanë serbë. Dhe, e përsëris, nuk do të thotë ndonjë ndryshim në qëndrimin tonë të vendosur”, tha ambasadori.

I pyetur nëse BE-ja është një ndërmjetës i mirë në dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori u shpreh se është edhe do vazhdojë të jetë.

“Stabiliteti i Ballkanit është stabiliteti i BE-së. Brenda BE-së, përveç kësaj, ka ndjeshmëri të ndryshme, në mënyrë që ndërmjetësimi i BE-së të garantojë më shumë sesa akterët e tjerë të mundshëm neutralitetin dhe ekuilibrin në negociata. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se Serbia është një vend kandidat dhe Kosova merr pjesë në procesin e pranimit dhe stabilizimit”, tha Bartolome Molina.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni raul bartolome molina spanje-kosove raul bartolome molina spanje-kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2021, 07:36

KOSOVË- Gazetari shqiptar nga Kosova, Blerim Zhabari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Njoftimin për humbjen nga jeta të gazetarit Zhabari e ka dhënë kole...