Bota

Ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë çarmatimin bërthamor

6 Korrik 2021, 07:50 Nga DOSJA
Ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë çarmatimin

GJERMANI- Para takimit për çarmatimin bërthamor këtë të hënë në Madrid, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologë nga Spanja dhe Suedia u kanë kërkuar të gjitha fuqive bërthamore të reduktojnë ndjeshëm arsenalet e tyre. “Këtu mund të llogaritet reduktimi i ndjeshëm i rolit të armëve bërthamore në strategjitë e doktrinat e këtyre vendeve, të ulet rreziku konfliktit dhe mundësisë së përdorimit gabimisht të armëve bërthamore, të zvogëlohet sasia e armëve bërthamore dhe të vendoset baza për një gjeneratë të re të marrëveshjeve për kontrollet e armatimit, shkruajnë Maas, Arancha González Laya dhe Ann Linde në një artikull të shkruar për gazetën “Rheinische Post”. Si shkas për këtë shërbeu takimi i të ashquajturës “Iniciativa e Stokholmit për Çarmatimin Bërthamor”.

16 vende bashkohen

“Ne duhet t’u japim fund njëherë e përgjithmonë testeve me armë bërthamore, duke e vendosur në fuqi marrëveshjen për ndalimin e zgjeruar të përpjekjeve nukleare”, thuhet më tej në artikullin e tre ministrave të Jashtëm. Në Iniciativën e Stokholmit janë bashkuar 16 vende për të arritur më shumë në këtë drejtim.

Pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin në mesin e qershorit janë rritur shpresat për më shumë progres në zvogëlimin e armatimit bërthamor. Të dyja fuqitë më të mëdha atomike të botës kanë rënë në ujdi për të vazhduar çarmatimin bërthamor. Një ujdi para një sfondi shqetësues: Studiues të njohur të paqes shikojnë shenja për një kthesë të rrezikshme të arsenalit bërthamor botëror. Vërtet që numri i kokave të raketave bërthamore është ulur, sipas raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, (SIPRI), tanimë përllogariten rreth 13.080 të tilla, por nga ana tjetër këtë vit janë në gatishmëri më shumë raketa bërthamore se para një viti.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ann linde arancha gonzález laya armët bërthamore heiko maas ann linde arancha gonzález laya armët bërthamore heiko maas

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2021, 07:36

KOSOVË- Gazetari shqiptar nga Kosova, Blerim Zhabari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Njoftimin për humbjen nga jeta të gazetarit Zhabari e ka dhënë kole...