Bota

6 Korrik 2021, 07:36 Nga DOSJA

KOSOVË- Gazetari shqiptar nga Kosova, Blerim Zhabari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Njoftimin për humbjen nga jeta të gazetarit Zhabari e ka dhënë kolegu i tij Gazmend Morina me anë të një postimi në Facebook. Morina ka shkruar se Zhabari ka lënë Zvicrën për tu bashkuar ushtarëve të UÇK-së në luftën kundër Serbisë, ndërkohë që më vonë ata kanë hapur një media së bashku, në të cilën kanë punuar deri sot.

Postimi i Plotë:

Ma këpute shpirtin vëlla Blerim. Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot ka nderruar jete Blerim Zhabari. Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem. Nga asgje krijuam se bashku nje medium, te cilen ma besove nga dita e pare dhe kurre nuk me le vetem ne asnje sfide. Ishe vellau im dhe keshilltari im ne cdo moment qe me duhej. Nje liber me shkru per virtytet e tua eshte pak. Nuk do te te harroj kurre shoku im i jetes! Qofte i perjetshem kujtimi per ty Blerim! Ngushllime familjes Zhabari. Varrimi behet sot ne ora 17:00 ne varrezat e fshatit Novolan te Vushtrrise.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni blerim zhabari gazmend morina blerim zhabari gazmend morina

Sondazh

Poll