Mos harroni të luteni për mua/ Si qëndron puna me shëndetin e Papës?
VATIKAN- Papa Françesku në spital. Për herë të parë gjatë pontifikatit tetë vjeçar, kreu 84-vjeçar i Kishës Katolike iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore në klinikën Gemelli në Romë. Bëhet fjalë për një operacion të “planifikuar” në zorrën e trashë, njoftoi drejtuesi i Zyrës për shtyp në Vatikan, Matteo Bruni në Twitter.
Të hënën erdhi shpjegimi zyrtar: “Ati i Shenjtë e ka përballuar mirë ndërhyrjen e bërë nën anestezi të plotë”. Sa kohë do të qëndrojë Papa në klinikë nuk dihet. Sipas Vatikanit, Françesku ka një sëmundje që shkakton probleme në murin e zorrëve. Mjekët flasin për divertikulitus në këtë rast.
“Mos harroni të luteni për mua”
Italien Papst Franziskus zu Operation ins Krankenhaus eingeliefert
Të dielën në kohën e drekës, kreu i Kishës Katolike foli para njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, ku ishin qindra besimtarë. Ai njoftoi se do të dëshironte të udhëtonte përsëri në shtator. Së fundi ka udhëtuar në Irak në mars. Nga 12 deri në 15 shtator ai mendon të shkojë në Hungari, ndërsa më pas në Sllovaki.
Si gjithmonë, në fund të lutjeve, ai tha: “Non dimenticate di pregare per me” / “Të lutem mos harro të lutesh për mua”. Ai gjithmonë e formulon këtë me shumë vetëdije dhe seriozitet. Këtë herë ai nuk e tha atë të zakonshmen, “buon pranzo” / “Ju bëftë mirë”. Ndërsa në vend të “arrividerci”, që konsiderohet si përshëndetje e zakonshme pak më zyrtare, ai dy herë tha “Ciao”, që përdoret më shumë mes miqve.
Klinika për papët
Papa Gjon Pali II (1978-2005) ka qenë dhjetë herë në klinikën Gemelli. Françesku nuk ka qenë më parë. Shëndeti i tij është i mirë dhe atij i pëlqen të ecë disa hapa para kamerave. Por kohët e fundit ka pasur disa kufizime. Në vendlindjen e tij në Argjentinë, në Buenos Aires, asokohe 20-vjeçarit Jorge Mario Bergoglio i ishte hequr një pjesë e mushkërisë së djathtë pas një pneumonie të rrezikshme.
Shqetësimet për shkak të pandemisë
Ndaj disa vëzhgues mendojnë se Papa është në rrezik të dyfishtë nga pandemia Corona – për shkak të moshës dhe mushkërive të dëmtuara. Por Françesku që me dëshirë tregon afërsi me njerëzit, deri tani i ka përballuar të gjitha pa ndonjë problem tepër të madh. Ai ka muaj që është vaksinuar kundër Coronës.
Në gjashtë muajt e fundit është spekuluar shpesh për gjendjen e shëndetit të Papës. Në fund të vitit të kaluar ai nuk mori pjesë në festimet e fundivitit dhe manifestime të tjera, që zakonisht janë të obligueshme për Papën. Ishte kjo hera e parë që Papa nuk mori pjesë në këto manifestime të rëndësishme të kishës.
Problemet me kurrizin
Asokohe ai kishte dhimbje për shkak të bllokimit të një nervi në kurriz. Kohët e fundit është vërejtur se Papa ka vështirësi në lëvizje me këmbë. Ai ende nuk ka nevojë për një shkop ose ndonjë ndihmë tjetër. Por ka pasur probleme me ngjitjen në shkallë.
Në dhjetor, Papa Françesku mbush 85 vjet. Paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, papritur kishte njoftuar dorëheqjen në mes të shkurtit të vitit 2013, dhjetë muaj pas ditëlindjes së tij të 85-të. Ndërkohë 94-vjeçari jeton në një manastir në kopshtin e Vatikanit.
Françesku duket se ka plane të tjera. Pandemia Corona e kufizoi atë si të gjithë njerëzit e tjerë. Por njoftimi i udhëtimeve nëSllovaki dhe Hungari, tregon se Papa dëshiron përsëri të udhëtojë dhe të takohet me njerëzit. Ka spekulime dhe për udhëtime të tjera. Përmenden vizitat e mundshme në Indonezi dhe Papua Guinea e Re, e kohët e fundit është përmendur edhe vizita e mundshme në Francë.
DW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Osmani intervistë për median gjermane: Askush nuk mund ta quaj Thaçin “zagar të amerikanëve”, ai ka qënë krye
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se askish nuk mund ta quaj paraardhësin e saj Hashim Thaçin si “zagar të amerikanëve...
Zhduket avioni me 28 persona në bord në Rusi, mes tyre dy fëmijë! Humbi kontaktet teksa po tentonte të ulej
MOSKË– Një aeroplan rus (AN-26) me 28 persona në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.Sipas mediave vendase, avioni hu...
Gazetarët pa Kufij: Kryeministri hungarez është armik i lirisë së shtypit, në ‘listën e zezë’ edhe 37 udhëh
FRANCË– Organizata e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të “armiqve të lirisë së shtypi...
Angela Merkel: Bilanc i dyzuar për Procesin e Berlinit për Ballkanin
TIRANË– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon se Procesi i Berlinit solli një mundësi bashkëpunimi të nivelit të ri në rajon dhe shumë përparime...
BQK: Ekonomia e Kosovës ka rënë 3.9 për qind gjatë vitit 2020
KOSOVË– Ekonomia e Kosovës ka pësuar një rënie prej 3.9 për qind gjatë vitit të kaluar, kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore për vitin 2020. S...
Bikini feston 75-vjetorin: ‘Bomba’ e parë anatomike!
FRANCA- Më 5 korrik 1946 inxhinieri Louis Réard krijoi bikinin. Kostumi i banjës i përbërë nga dy pjesë shkaktoi drithërima në botën e atëhershme të modës. Sa m...
Humb jetën aktorja e filmave porno / Bie në mënyrë misterioze nga pallati 22-katësh, në dorë mbante një monedhë
RUSI- Aktorja e filmave porno dhe modelja e ‘OnlyFans’ ka humbur jetën pasi ra nga kati i 22-të nga ndërtesa ku jetonte. Dailymail raporton se Kristina Lisina n...
Shkencëtarët tronditen me zbulimin e radhës/ Grumbullimi i yjeve ‘Palomar 5’, rezultat i 100 vrimave të zeza bre
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar 100 vrima të zeza brenda galaktikës tonë. Sipas mediave të huaja vrimat e zeza janë zbuluar në grumbullimin e yjeve ‘Palom...
E rëndë! Burri vret të dashurën me 47 goditje thike, organizon aksident me makinë të fshehë vrasjen, gjykata i jep dënim
KANADA- Burri i cili vrau me 47 goditje thike të dashurën e tij ka dalë para gjykatës. Mediat e huaja raportojnë se Jan Poepl për të fshehur ngjarjen organizoi ...