Bota

Zhduket avioni me 28 persona në bord në Rusi, mes tyre dy fëmijë! Humbi kontaktet teksa po tentonte të ulej

6 Korrik 2021, 06:48 Nga DOSJA
Zhduket avioni me 28 persona në bord në Rusi, mes tyre dy

MOSKË– Një aeroplan rus (AN-26) me 28 persona në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.

Sipas mediave vendase, avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror teksa u përpoq të ulej. Në bord ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se mes pasagjerëve ishin edhe dy fëmijë nën 12 vjeç.

Ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë (përfshirë fëmijë) në bordin e avionit An-26. Një helikopter dhe trupat nga Ministria Ruse e Emergjencave po përgatiten për një operacion kërkimi dhe shpëtimi“, tha një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës.

Mësohet se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në zonën e lokalizuar ku humbi gjurmët avioni. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zhduket avioni ne rusi zhduket avioni ne rusi

Sondazh

Poll