Politike

Sapo ishte arrestuar Fatos Tushe! Momenti kur eskorta e Ramës kalon me shpejtësi në Lushnje, rastësia çoi kryeministrin në

6 Korrik 2021, 10:26 Nga DOSJA
Sapo ishte arrestuar Fatos Tushe! Momenti kur eskorta e Ramës kalon me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kaluar në aksin Lushnje-Fier në të njëjtën kohë që forcat RENEA kishin ‘zbrazur’ zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe e kishin vënë atë në pranga. Videoja e publikuar nga FaxWeb, tregon momentin kur kalon eskorta e kryeministrit Rama.

Ky i fundit ishte nisur për një takim të planifikuar për ditën e sotme, me fermerët e fshatit Frakull, ku do të fliste mbi planin ekonomik të bujqësisë. Por, ende pa mbërriur aty, kreu i qeverisë e ‘dorëzoi’ kryebashkiakun e Lushnjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruante se flamuri i Partisë Socialiste nuk do të bëhej mburojë për askënd dhe se Tushe do të duhej të përballej vetëm me drejtësiën, me gojën dhe avokatët e tij.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Lajmi kryesor: SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanaleve të ujitjes (ZHVILLIMET)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama fatos tushe spak ne lushnje edi rama fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2021, 09:57

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reag...

Politike 6 Korrik 2021, 09:23

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjer...