Politike

6 Korrik 2021, 09:57 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD thotë se arrestimi vjen pas denoncimeve të bëra nga PD në shumë vite ndërsa thekson se lidhjet e Tushes, Erion Braçes dhe Edi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”.

REAGIMI I LULZIM BASHËS:

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin,

Lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Lajmi kryesor: SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanaleve të ujitjes (ZHVILLIMET)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes lulzim basha spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes lulzim basha spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2021, 09:23

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjer...