Bota

Bikini feston 75-vjetorin: ‘Bomba’ e parë anatomike!

5 Korrik 2021, 21:03 Nga DOSJA
Bikini feston 75-vjetorin: ‘Bomba’ e parë anatomike!

FRANCA- Më 5 korrik 1946 inxhinieri Louis Réard krijoi bikinin. Kostumi i banjës i përbërë nga dy pjesë shkaktoi drithërima në botën e atëhershme të modës. Sa madje as revista ‘Vogue’ nuk donte të botonte në kopertinë fotografi modelessh me bikini.

Prandaj prezantimin e parë të bikinit përpara kamerave e bëri një kërcimtare e një bari striptize, Micheline Bernardini, e cila pozoi para kamerave në një pishinë të Parisit.

Louis Réard e pagëzoi kostumin e ri të plazhit bikini, nisur prej emrit të atolit Bikini në Oqeanin Paqësor, ku SHBA kryen provat e para të bombës atomike.

Reklama e Louis Réard ishte: “Le Bikini, La Première Bombe Anatomique” – Bikini, bomba e parë anatomike!

Marrë nga DW

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 75-vjetori i bikinit louis réard 75-vjetori i bikinit louis réard

Sondazh

Poll