Politike

Kandidati i PS-së, Biberaj: Tropoja e do ligjin dhe rendin, do t’i demostrojë më 30 Qershor

28 Maj 2019, 06:05 Nga DOSJA
Kandidati i PS-së, Biberaj: Tropoja e do ligjin dhe rendin, do t’i

Tiranë- Kandidati i PS-së për Bashkinë Tropojë, Rexhë Biberaj është shprehur së fundmi se ky qytet e do ligjin dhe rendin, dhe këto do ta demostrojë më 30 Qershor. Ai ka theksuar në fjalën e tij se do t’ju kthejë qytetarëve pushtetin që ju takon dhe shërbesat që qeverisja vendore ju detyrohet.

Më datën 1 qershor Partia Socialiste hap fushtatën me një miting në Tiranë. Ndërsa në 2 qershor opozita zhvillon protestën e saj të rradhës. (lexo këtu)

Foto nga takimi:

Reagimi i plotë:

Të dashur miq!

Sot në një atmosfere mjaft entuziaste u mbajt takimi prezantues për kanditaturen time për Kryetar të Bashkisë Tropojë në zgjedhjet e 30 Qershorit. Kryetari i PS Tropojë, z.Altin Berbati, i cili hapi tubimin i dha fjalën deputetit Ilir Beqja, njëkohësisht koordinatori qëndror i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit.
Z.Beqja, pasi theksoi përfundimisht edhe njëherë vendosmërinë e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve në afatin kushtetues që percakton ligji, përmendi disa nga arritjet dhe investimet e akorduara nga qeveria për Bashkine tonë këto dy vite. Ai shtoi se fitorja jone është e sigurtë në Tropojë por kerkojmë pjesëmarrje,qetesi dhe zbatim rigoroz të ligjeve dhe Kodit Zgjedhor.
Në fjalën time falenderova Partinë Socialiste për besimin, si dhe shpreha vullnetin e palëkundur që në krye të Bashkisë Tropojë t’ju kthej qytetarëve pushtetin që ju takon dhe shërbesat që qeverisja vendore ju detyrohet. Edhe njëhere theksova se Tropoja e do ligjin dhe rendin, dhe këto do ta demostrojë me 30 Qershor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kandidati i ps-së tropojë rexhë biberaj kandidati i ps-së tropojë rexhë biberaj

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2019, 19:34

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.Teksa u dekorua me titullin “...

Politike 27 Maj 2019, 18:47

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.Teksa u dekorua me titullin “...