Politike

Samiti i Berlinit/ Varhelyi: Angazhim për bashkëpunim e mbështetje në rimëkëmbjen pas pandemisë

5 Korrik 2021, 16:42 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit/ Varhelyi: Angazhim për bashkëpunim e

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e të ashtuquajturit ‘Procesi i Berlinit’.

Takimi virtual u organizua nga Kancelarja Merkel, ndërsa në fjalën e tij komisioneri Varhelyi vuri theksin te procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit. Sipas Varhelyi, mbyllja e hendekut socio-ekonomik mes Ballkanit e Bashkimit Evropian është tejet thelbësore për zgjerimin.

“Angazhim për bashkëpunim e mbështetje për rajonin. Mbështetje në rimëkëmbjen pas pandemike. Të përshpejtohet procesi i zgjerimit. Ballkani luan rol kryesor për Evropën”, ka thënë mes të tjerash komisioneri Varheyli.

Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.

LAJMI KYRESOR: Samiti i Berlinit/ Merkel: Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit, i nevojshëm për integrimin! Rama me kritika: Nacionalizmat tuaja po vështirësojnë procesin. Von der Leyen dhe Varheyli po shpëtojnë ‘fytyrën’ e BE në rajon

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike olivér várhelyi samiti i berlinit 2021 olivér várhelyi samiti i berlinit 2021

Sondazh

Poll