Bota

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 3 raste të reja me COVID-19

5 Korrik 2021, 13:55 Nga DOSJA
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë,

KOSOVË– Gjendja në Kosovë në lidhje me Covid është e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja me COVID-19.

Në Kosovë është janë shfaqur 2 raste të variantit ‘Delta’, por përsëri numri i infektive vijon të mbetet i ulët. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 5 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.381.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.800, ndërkohë që ai i viktimave është 2.261 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 158 në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërsa deri më tani kanë janë vaksinuar 206.443

Në 24 orët e fundit 569 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, dhe 49.207 qytetarë të tjerë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 11:42

KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...