Politike

Analiza e PD-së për 25 prillin/ Demokratët gjejnë gabimet, aleatët s’kthyen besimin në votë, drejtuesit dhe kandidatët

5 Korrik 2021, 15:43 Nga DOSJA
Analiza e PD-së për 25 prillin/ Demokratët gjejnë gabimet,

TIRANË– Sot është afati i fundit dhe drejtuesit politikë të Partisë Demokratike janë në përfundim të analizës mbi arsyet, të cilat çuan në humbjen e garës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Burime për “News 24”, bëjnë me dije se deri më tani shkaku i humbjes është një në të gjitha qarqet: Partia Socialiste ka blerë votat e qytetarëve.

“Makineria e Partisë Socialiste, përdori për shit-blerje të votës, para, legalizime, premtime, asfalt elektoral,”-është përfundimi i drejtuesëve politikë demokratë. Po ashtu, drejtuesit politikë kanë vërejtur se në shumë zona fondi për rindërtimin u keqpërdor duke u kthyer në një premtim elektoral, ndërsa nuk ka munguar as roli i administratës.

Sipas demokratëve, edhe në këto zgjedhjet administrata u shfrytëzua për vota nga pushteti. Për disa qarqe si Shkodra, Korça, Elbasani dhe Gjirokastra, demokratët kanë konkluduar se shit-blerja e votës, kërcënimet dhe presionet për vendet e punës kanë qenë elementi më i përhapur dhe problematik.

Patronazhistët kanë pasur gjithashtu ndikimin e tyre tek vota e qytetarëve, por më i përdorur ka qenë premtimi për lejimin e kultivimin e lëndëvë narkotike. Bëhet fjalë për zonën e Vaut të Dejës, Dukagjinit dhe të Malësisë së Shkodrës, ku përmendet edhe ndikimi i Tom Doshit me partinë e tij SocialDemokrate. 

Në Gjirokastër ndikoi për humbjen mosqenia në një listë me LSI, dhe sipas burimeve kjo ishte një mbivlerësim i kësaj partie. Po ashtu kandidimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri që në këtë qark të zbarkonin elementë të shtuar të policisë së shtetit dhe elementë kriminal, të cilët ushtronin presion mbi votuesit.

Ndërkohë drejtuesit politikë janë ndalur gjatë edhe tek puna e aleatëve të Partisë Demokratike. Për këta të fundit, thuhet se atyre iu dha shumë besim, të cilin nuk e përkthyen në vota për koalicionin opozitar, ashtu siç edhe pritej. Gjithashtu theksohet se mes kandidatëve të Partisë Demokratike dhe kandidatëve të ardhur nga aleatët, nuk ka pasur koordinim, edhe pse nga lista e PD, ka pasur përpjekje. Ndërkohë që edhe dalja me vonesë në terren e drejtuesve politikë, e po ashtu edhe e kandidatëve për deputet, ka ndikuar negativisht në procesin zgjedhur.

Edhe pse pranë fundit, analiza ka edhe 5 ditë kohë për t’u dorëzuar pranë selisë blu, datë kur edhe është menduar zhvillimi i mbledhjes së kryesisë së PD. Mbledhje ku edhe do të analizohen të gjitha detajet e dosjes së përgatitur. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike analiza e humbjes se zgjedhjeve pd analizon 25 prillin analiza e humbjes se zgjedhjeve pd analizon 25 prillin

Sondazh

Poll