Politike

Meta takim me homologun hungarez: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE!

5 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA
Meta takim me homologun hungarez: Mirënjohje për mbështetjen

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë përshtypjet nga takimi me homologun e Hungarisë, Janos Ader. Takimi u zhvillua pas ceremonisë solemne të përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest. Meta shkruan në ‘facebook’ se mikëpritja që iu bë ishte e ngrohtë dhe miqësore.

Meta shton se shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian.

POSTIMI:

Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Adner.
I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim.Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll