Aktualitet

Aksident i rëndë pranë Spitalit të Beratit, Ambulanca përplaset me kamionçinën me bombula gazi, shpëton pacienti dhe mje

5 Korrik 2021, 14:31 Nga DOSJA
Aksident i rëndë pranë Spitalit të Beratit, Ambulanca

BERAT– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit. Ambulanca është përplasur fuqishëm me një kamionçionë me bombula gazi në vendin e quajtur “Rrapi” në lagjen “30 Vjetori”.

Mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombula gazi është përplasur me një ambulancë, që ka qënë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence.

Nga aksidenti nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar. Mjekët që ndodheshin brenda në ambulancë dhe pacienti kanë marrë plagë të lehta,ashtu sikurse edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Pas aksidentit, bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një tjetër automjet, për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll