Aktualitet

Tre makina i zunë pritë avokatit në Sarandë, 39-vjeçari i shtuar në spital me fraktura, zbulon arsyen e sherrit: Ka një k

5 Korrik 2021, 12:55 Nga DOSJA
Tre makina i zunë pritë avokatit në Sarandë,

SARANDË– Tre makina i zunë pritë ditën e sotme, avokatit me inicialet M.M, në Sarandë.

Tre personat e paidentifikuar, pasi i dëmtuan makinën, nxorën avokatin me forcë nga mjeti dhe e goditën me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën dhe këmbën, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne sarande sulm ndaj 39-vjecarit ne sarande sherr ne sarande sulm ndaj 39-vjecarit ne sarande

Sondazh

Poll