Aktualitet

S’mund të përgjohemi pa leje nga Prokuroria! Gjykata Kushtetuese shfuqizon 2 pika nga ligji për Policinë e Shtetit: Cënoh

5 Korrik 2021, 14:04 Nga DOSJA
S’mund të përgjohemi pa leje nga Prokuroria! Gjykata Kushtetuese

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ka rrëzuar përgjimin nga policia pa lejen e Prokurorisë. Me shumicë votash, “Kushtetuesja” ka vendosur shfyqizimin e disa pikave në ligjin për Policinë e Shtetit, që u jep të drejtë efektivëve që të përgjojnë qytetarët pa një urdhër të lëshuar nga Prokuroria. Sipas trupës gjykuese, dy nenet e shfuqizuara ishin të papajtueshme me Kushtetutën, pasi preket edhe parimi i sigurisë juridike dhe ajo e jetës private. 

Ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik,“-thuhet ndër të tjera në vendim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt:

– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

-Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar,vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”,sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

Pranimin e kërkesave.
2. Shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 dhe të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar. 3. Pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Por çfarë parashikon projekt-ligjit i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj?

Disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit u miratuan në nëntor të vitit 2020 nga Kuvendi me argumentin se do të shënojnë një tjetër hap në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndryshimi më i debatueshëm që në fillim ishte ai me nenin 131 të ligjit për Policinë e Shtetit.  Në bazë të nismës ligjore, Policia do të kishte dorë të lirë në përgjime, duke nxjerrë kështu Prokurorinë jashtë loje. Me ndryshimet në ligj, i jepej kompetencë Policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike. Ligji u kthye pas nga presidenti Ilir Meta, ndërsa u kundërtua nga vetë kryeprokurori Olsian Çela, opozita, strukturat e tjera ligj zbatuese, por dhe nga vetë deputetë të maxhorancës. Neni 131 i mëparshmi parashikonte që kur disponohen të dhënat që një person ka kryer apo po planifikon të kryejë një krim, policia, me leje të prokurorisë, kryen përgjim të fshehtë ambiental të bisedave në vende publike ose përgjon bisedat telefonike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ligji per policine e shtetit gjykata kushtetuese ligji per policine e shtetit

Sondazh

Poll