Aktualitet

Punëtorët e transportit ajror në grevë! Njoftimi i rëndësishëm: Nesër anulohen 4 fluturime në Aeroportin e Rinasit, ven

5 Korrik 2021, 13:05 Nga DOSJA
Punëtorët e transportit ajror në grevë! Njoftimi i

TIRANË– Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë në datën 6 korrik. AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

NJOFTIMI I PLOTË:

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

✈Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

✈Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.

Duke ju falënderuar për vemendjen

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greve e transportit ajror greve e transportit ajror

Sondazh

Poll