Aktualitet

Shpërthimi në hotelin në Velipojë që dogji nënën me tre fëmijët, flet nëna e 40-vjeçares: Po bënte kafen, flaka deri

5 Korrik 2021, 12:43 Nga DOSJA
Shpërthimi në hotelin në Velipojë që dogji

TIRANË–  Nëna e Alketa Gjokës, 40-vjeçares e cila bashkë më tre fëmijët e saj pësuan djegie të shumta nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë, ka treguar të katërt ata kanë dhimbje trupi.

Për mediat, nëna e 40-vjeçares është shprehur se vajza ka qenë duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Na thanë që kemi dhimbje të trupit, Kështu. Ngjarja u ka ndodhur se kanë qenë duke fjetur në shtëpi. Vajza ka qenë duke bërë kafen. Sa ka marrë shkrepësen ka marrë flakë aty. Fëmijat kanë qenë gjumë. U ka shkuar flaka te shtrati. Janë çuar. Dje i kam takuar. Do zoti doktori, i ka në dorë doktori”, thotë ajo.

Nëna, së bashku me tre fëmijët ndodhet në spital ku po merr trajtim për plagët e marra. Mësohet se gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë, por nuk është përkeqësuar. Mësohet se 3 fëmijët, përkatësisht të moshave 19, 15 dhe 12 vjeç, ka djegie në 90% të trupit, ndërkohë që nëna e tyre, ka 60% të trupit të djegur.

Sot, ISHTI dha edhe arsyet e shpërthimit në hotelin në Velipojë. Inspektoriati deklaron se shkak për shpërthimin ka qenë një gabim njerëzor. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës ku 4 anëtarët e një familjeje, nëna dhe 3 fëmijët pësuan djegie të rënda, pas shpërthimit të bombolës së gazit me të cilën do të bënin një kafe. Alketa, Enriko, Danjela dhe Klarisa Gjoka pësuan djegie në masën 85-90% të trupit dhe ndodhen në repartin e djegieve në QSUT. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi i bomboles ne hotel shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll