Aktualitet

Tre mjete i zënë pritë, e nxjerrin me forcë nga ‘Benzi’/ Dhunohet me shkopa bejsbolli avokati 39-vjeçar në Sarandë, t

5 Korrik 2021, 12:42 Nga DOSJA
Tre mjete i zënë pritë, e nxjerrin me forcë nga

SARANDË–Mario Mejdi, me profesion avokat, është sulmuar ditën e sotme nga disa persona të paidentifikuar në Sarandë. Autorët i kanë zënë pritë automjetit tip ‘Mercedes Benz’ në hyrje të portit, dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkopa bejsbolli.

39-vjeçari, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autorët i kanë thyer avokatit, dorën dhe këmbën, ndërsa mësohet se ai ka dhe fraktura të shumta në trup. Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur grupi hetimor i cili vijon  veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mario mejdi sherr ne sarande sulm ndaj 39-vjecarit ne sarande mario mejdi sherr ne sarande sulm ndaj 39-vjecarit ne sarande

Sondazh

Poll