Aktualitet

Plotësimi i formularëve A1/A1Z nga maturantët, ministria njofton: Keni mundësi të kryeni aplikimin në datat 7 deri 9 korri

5 Korrik 2021, 12:37 Nga DOSJA
Plotësimi i formularëve A1/A1Z nga maturantët, ministria njofton:

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se për plotësimin e formularëve A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.

Kushi thekson se ata të cilët nuk kanë pasur mundësi për t’i plotësuar këta dy formularë kanë mundësi ta bëjnë në dy datat në vijim.

POSTIMI:

“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021. Suksese të gjithëve!”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll