Bota

Në një garë me Kinën, SHBA-ja dhe Japonia bashkojnë forcat në eksplorimin e Marsit dhe Hënës

28 Maj 2019, 10:58 Nga DOSJA
Në një garë me Kinën, SHBA-ja dhe Japonia bashkojnë

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në eksplorimin e hapsirës. Presidenti Trump bëri me dije, gjatë vizitës së tij në Japoni, se shumë shpejt do të arrijnë misionet në Mars dhe  në Hënë.

“Japonia do të bashkohet me misionin tonë për të dërguar astronautët e SHBA-së në hapësirë. Ne do të shkojmë në hënë dhe në Mars shumë, shumë shpejt. Është shumë emocionuese. Nga një pikëpamje ushtarake, nuk ka asgjë më të rëndësishme tani, sesa hapësirë. “- tha Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Shinzo Abe në Tokio të hënën.

Trump ishtë në një vizitë katër-ditore në Japoni ku foli gjatë për eksplorimin e natyrës pas deklaratës që bërë Mike Pence ku tha se austronatët do të shkojnë në hënë brenda pesë vjetësh, duke përdorur raketat komerciale.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në një garë për të eksploruar Marsin, dhe më gjerë, një tjetër front në një betejë për ndikim global që përfshin jo vetëm tregtinë, por superioritetin teknologjik dhe ushtarak.

Ndërsa SHBA nuk ka zbritur një astronaut në hënë që nga viti 1972, Kina u bë vendi i parë që vendosi një anije kozmike në anën e largët të hënës. Tani është duke planifikuar misionet e mëtejshme për t’u kthyer mostrat në Tokë përpara se të vlerësojnë mundësinë e një baze hulumtimi hënor.

Interesi i Trump në rihapjen e eksplorimit hapësinor amerikan vjen pas viteve të shqetësimeve buxhetore, përfshirë anulimin e fluturimeve të anijes.

Burimi: Bloomberg

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump japoni shba shinzo abe donald trump japoni shba shinzo abe

Sondazh

Poll