Politike

“Duhet të hante drekën” Kujtim Gjuzi tek dera e Sandër Lleshajt: Njëri më shau nga nëna e ndjerë, ja ç’i thashë

28 Maj 2019, 05:30 Nga DOSJA
“Duhet të hante drekën” Kujtim Gjuzi tek dera e

Tiranë-  Kreu i Partisë Konstervatore, Kujtim Gjuzi ka treguar arsyen pse ishte në mes  të protestuesve në protestën e 25 majit. Ai është shprehur se atë ditë kishte shkruar te  zyra e ministrit të Brendshëm, te Sandër Lleshaj për t’u takuar me të dhe për t’i lënë një porosi.

Në emisonin 360 gradë në Ora News ai është shprehur se kishte lënë porosi për Lleshajn që të hiqte gardhet rrethuese në protestë.

Vajta tek zyra e ministrit të Brendshëm në ditën e shtunë orë 14:00. Si rregull ministri duhet ta hante drekën aty. Shkova për t’i thënë se Gjuzi erdhi këtu si deputet dhe kryetar i Partisë Konservatore, për të thënë t’i nëse i hedh opozitës molotov gaz, lëndë helmuese luftarake, mos thuaj se i hedh opozita. Policia në momente të caktuara ka hedhur molotov brenda protestuesve dhe thoshte i ka hedhur opozita.  Ministri nuk ishte. Por lashë porosi që të heqësh gardhin e rrethimit se unë do të jem në protestë dhe në mbrojtje të policisë së shtetit, nuk mund të ma trembë kush Policinë mua.

Ai ka treguar më tej se madje është sharë nga nëna nga protestuesit teksa ka qenë mes tyre.

Gardhi ka qenë i hapur tek pedonalja dhe gardhi tek parlamenti ka ardhur gati fiks tek gardhi me kangfjellat e parlamentit. Ai smund të tërhiqej komplet. Në këto kushte disa më thanë mos bëj këtë Kujtim Gjuzi se të bëjmë këtë dhe unë u futa midis turmës. Sigurisht kishte kundërshtarë, madje dikush shau nga nën deri tek babai i ndjerë dhe i thash mos shaj se jemi në mes të Tiranës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjuzi në protestë kujtim gjuzi sander lleshaj gjuzi në protestë kujtim gjuzi sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2019, 19:34

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.Teksa u dekorua me titullin “...

Politike 27 Maj 2019, 18:47

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.Teksa u dekorua me titullin “...