Bota

4 Korrik 2021, 07:07 Nga DOSJA

FILIPINE– Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.

Të paktën 17 persona janë vrarë, ndërsa avioni me 92 persona në bord u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes, shkruan BBC.

Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.

Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon.

Përveç ushtarëve, aeroplani C-130 Hercules, mbante pesë automjete ushtarake.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne filipine rrezohet avioni ne filipine

Sondazh

Poll